nga e hena rifillojne testimet per brucelozen tek lopte 6b00a9cd48483

Nga e hëna rifillojnë testimet për brucelozën tek loptë

November 20, 2026
1 minut lexim
lopa

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur që nga e hëna, më 23 nëntor, të rifillojnë testimet diagnostikuese për brucelozën te gjedhet, pas ndërprerjes së tyre.

Vendimi vjen pas kërkesave të shoqatave veterinare, të shprehura gjatë protestës së qetë të mbajtur ditëve të fundit.

Testimet do të realizohen nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup, në përputhje me masat e parapara në Programin për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve për këtë vit.

AUV njofton se, për të mundësuar vazhdimësinë e analizave laboratorike, Agjencia dhe Fakulteti kanë gjetur zgjidhje dhe kanë lidhur marrëveshje për donacion.

Qëllimi është zbulimi, monitorimi, kontrolli dhe parandalimi i përhapjes së brucelozës te gjedhet, sigurimi i kafshëve dhe produkteve të shëndetshme në treg, si dhe mbrojtja e shëndetit publik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

von der leyen 100 mije te rinj nga be ja dhe britania do te perfitojne nga skema e re 6b00a9782249e
Lajmi i mëparshëm

Von der Leyen: 100 mijë të rinj nga BE-ja dhe Britania do të përfitojnë nga skema e re

cardi b shfaqet me nje veshje ekstravagante ne miami 6b00a9d0c5de3
Lajmi i radhës

Cardi B shfaqet me një veshje ekstravagante në Miami

Të fundit nga

ShkoLartë