james blunt nga albumi me i keq i vitit te cmimi ikona i rolling stone 6b00719261d12

James Blunt, nga albumi më i keq i vitit te çmimi Ikona i Rolling Stone

November 20, 2026
1 minut lexim

James Blunt e ktheu ndarjen e çmimeve Rolling Stone UK Awards në një shfaqje humori. Këngëtari britanik u nderua me çmimin “Icon” në Londër, por u ngjit në skenë duke e vënë në lojë vetë titullin e ikonës.

Ceremonia u mbajt të enjten në mbrëmje në sallën e njohur Roundhouse, me prezantues aktorin Danny Dyer, për të dytin vit radhazi. Sipas BANG Showbiz, 52-vjeçari e nisi fjalimin duke treguar se dikush nga revista i kishte thënë në fillim të mbrëmjes që nuk ekziston muzikë e keqe, duke lënë të kuptohej me ironi se prania e tij në skenë e vinte në provë këtë teori.

Duke treguar nga Danny Dyer, Blunt tha se ikona e vërtetë ishte prezantuesi. “E di që tani jam thjesht një meme e internetit”, pranoi ai. Këngëtari i You’re Beautiful e rrëfeu rrugëtimin e tij me autoironi: ëndërroi të bëhej yll rocku dhe të dilte në faqet e Rolling Stone, por u etiketua si këngëtar i një hiti të vetëm, më pas u bë mbretëresha e Twitterit dhe në fund një humbës i hidhëruar në vendin e dytë të The Traitors.

Image

James Blunt në skenën e Roundhouse

Ai u dha edhe një këshillë artistëve të rinj: nëse qëndron mjaftueshëm gjatë në këtë industri, në fund do të të japin një çmim. Blunt u krahasua me rockstarin e moshuar që luan Bill Nighy te filmi Love Actually dhe kujtoi se në vitin 2006 revista NME ia kishte shpallur albumin më të keqin e vitit, para se ta mbyllte fjalimin me një parafrazim të famshëm të jetës së rokut, ku në vend të muzikës së zhurmshme vendosi baladat e tij të ëmbla.

Blunt, i cili së fundmi e ndryshoi me shaka emrin në Ryan Bel Air, pas një premtimi që lidhej me ngjitjen e këngës Airplane Mode në vendin e parë, nuk ishte i vetmi fitues i mbrëmjes. Reperi Giggs mori çmimin Trailblazer, Rachel Chinouriri u shpall artistja e vitit, Wolf Alice fitoi si grupi më i mirë, ndërsa Saturday Night Live UK u nderua si programi televiziv i vitit. Sonte këngëtari pritet të dalë sërish në skenë, në Royal Variety Performance në Royal Albert Hall.

Image

Aktori Danny Dyer në Rolling Stone UK Awards 2026.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy police jane suspenduar nga detyra nen dyshimin se kane ushtruar dhune fizike ndaj nje te mituri 6b00718fd1730
Lajmi i mëparshëm

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

bekim sali viziton shkollen ismail qemali ne cernilishte ndan dhurata per
Lajmi i radhës

Bekim Sali viziton shkollën “Ismail Qemali” në Cërnilishtë, ndan dhurata për nxënësit

Të fundit nga

ShkoLartë