Del komunikimi rus me urdhër të vrasjes së civilëve: ‘…vritni të gjithë’

Është kapur radio komunikimi mes ushtarëve rus që ankoheshin se janë të rrethuar e shumë më pak në numër ku dhe iu urdhërohet të vrasin civilët

Inteligjenca e Ukrainës e ka regjistruar këtë komunikimin mes ushtarëve rus dhe komandantit të tyre gjatë një sulmi brutal ndaj qytetit Mariupol sipas këtij xhirimi të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU).

Në komunikim dëgjohet ushtari rus që i alarmon shefin e tij se një veturë që po kalonte ishin të veshur si civilë.

“Q* nënën vritni të gjithë. Çka dreqin kini ju nënëq*rë?” shtoi eprori i tyre me zemërim me ngurrimin e tyre për të vrarë civilët.

Një ushtarë i tretë rus tutje ankohet që po i detyrojnë të sulmojnë drejt një fshati ku qartë janë më pak në numër nga ukrainasit.

“Tash çfarë ndodh? Ata janë në të majtë, të djathë, ata na kanë rrethuar” tha ai. Sipas përkthimit ushtari e pranon se është i brengosur pasi ka shumë ukrainas përreth dhe se shokët e tij rus “nuk kanë mbështetje”.

“S’ka aviacion fare” tha ai derisa kolegu i tij pajtohet duke sharë edhe me situatën e keqe. Ai dëgjohet tek thotë se po i detyrojnë të përparojnë drejt 150 mijë ukrainasve kur ai tash dyshon se kanë mbetur rreth 3 mijë rus në konvojin e tij.

Sipas ekspertëve lehtësia me të cilat po kapen komunikimet ruse është indikator se Rusia ka furnizuar me radiolidhje me teknologji të vjetërsuar apo komerciale. Kjo po shihet si një tjetër dështim i njërës prej ushtrive më të forta në botë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Më 14 prill mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë

Story i radhës

Mount i mbyll derën Bayernit: Ndihem rehat në Londër

Të fundit nga