“Jam gladiatore me taka” – A do të krijojë një fraksion të ri brenda PL-së? Monika Kryemadhi flet para nisjes së Konventës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila u la jashtë Kryesisë së PL-së, është shprehur se nuk do të krijojë një fraksion të ri brenda kësaj force politike.

“A do të krijosh fraksion brenda PL, pasi Ilir Meta ditët e fundit ka deklaruar se do t’i lejojë me statut?”, u pyet nga gazetarët Monika Kryemadhi.

Ajo u përgjigj se: “Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh.

Fraksionin Monika Kryemadhi  nuk e bën për të bërë për show, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja.”

Story i mëparshëm

ISHP: Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe

Story i radhës

22 milionë euro për ta rrëmbyer nga Milani

Të fundit nga