Më 14 prill mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë

Më 14 prill 2023 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2023, njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, njofton MFT.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministri i njofton qytetarët që të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Story i mëparshëm

Përmendi nominimet, “Vëllai i madh” merr vendimin e papritur ndaj Luizit

Story i radhës

Del komunikimi rus me urdhër të vrasjes së civilëve: ‘…vritni të gjithë’

Të fundit nga