Putin: Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një konflikt global

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim sot për Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore, duke thënë se Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një konflikt global, por edhe se nuk do të lejojë askënd ta kërcënojë atë.

Në fillim të ceremonisë që i paraprin paradës ushtarake të Ditës së Fitores në Moskë, Putin tha se forcat strategjike ruse janë në gatishmëri të vazhdueshme.

“Baballarët dhe gjyshërit tanë mbrojtën atdheun dhe shkatërruan nazizmin, çliruan popujt e Europës.

Rusia respekton guximin e të gjithë ushtarëve të koalicionit anti-Hitler.

Në vitet e para të Luftës së Madhe Patriotike, BRSS luftoi e vetme kundër nazizmit, sepse e gjithë Europa punoi në favor të Hitlerit”, tha Putin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Story i radhës

Presidentja Osmani kujton Ilir Konushevcin: Drejtësia për të është domosdoshmëri

Të fundit nga