Sot mot i vranët me periudha me diell, në disa pjesë të Maqedonisë priten riga shiu

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Berovë dhe Lazaropole, ku u regjistrua temperaturë prej 1 gradë Celsius, në Kodër të Diellit 2, në Mavrovë dhe Kriva Pallankë 4 gradë , 5 në Strumicë, 6 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Ohër, Pretor, Manastir, Demir Kapi, Krushevë, 7 në Prilep, Shtip, Vinicë, Veles, Dibër, 8 në Gjevgjeli, Dojran, Kavadar, Kumanovë, dhe 9 gradë në Shkup-Zajçev.

Vranësirat janë shtuar gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm kemi mot kryesisht me vranësira, ndërsa më pak vranët është në lindje të vendit. Gjatë natës ka fryrë erë e dobët deri në mesatar, kryesisht nga veriu.

Sot pritet mot me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Nga mesdita, veçanërisht në pjesët veriperëndimore të vendit dhe diku në zonat malore do të ketë kushtet për jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët nga jugu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 17 deri në 23 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të rajonit me kushte për shfaqjen e reshjeve afatshkurtër të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë 22 gradë Celsius.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Stërvitjet e Serbisë afër kufirit me Kosovën – ja si i komenton Anton Quni

Story i radhës

ISHP: Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe

Të fundit nga