Shqipëria mposhtet minimalisht nga Ukraina

Shqipëria e minifutbollit nuk ia doli të fitonte edhe në ndeshjen e dytë në kampionatin Europian. Kuqezinjtë u mundën 1-0 nga Ukraina, të cilët iu falën një goli në minutën e 32’ nga Burliai.

Ishte një ndeshje e zhvilluar me iniciativë dhe grintë nga Shqipëria e Irtan Sejkos, por në fund peshuan edhe disa nga rastet e humbura. Kuqezinjtë mund të përfitonin në disa momente nëpërmjet situatave standarde, por nuk ia dolën t’i shfrytëzojnë siç duhet.

Skuadra shqiptare rrezikoi edhe në fundin e ndeshjes, në minutën e 40’, por gjuajtja e fortë nga jashtë zonës u ndal nga portieri Baidak. Pas dy ndeshjeve të para, Shqipëria ka marrë një pikë ndaj Francës, në barazimin e marrë të mërkurën.

Të premten, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy ndeshje decizive për të shpresuar edhe një kalim në raundin me eliminim, teksa do të përballet në 12:00 ndaj Lituanisë dhe në 21:00 ndaj Serbisë. Nga ana tjetër, Ukraina ka marrë 7 pikë pas tre ndeshjeve të para dhe mban vendin e parë në grupin E.

Story i mëparshëm

Martina Berisha vjen me hitin “Për mu”

Story i radhës

Ilya Gambashidze, personi që qeveria amerikane akuzon për fushatën e dezinformimit të Kremlinit

Të fundit nga