Stërvitjet e Serbisë afër kufirit me Kosovën – ja si i komenton Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se stërvitje të Serbisë afër kufirit ka pasur edhe në të kaluarën, por që kërkon nga institucionet të jenë të vëmendshme dhe të jenë në koordinim me partnerët ndërkombëtar.

Ai thotë se këto stërvitje kanë si mesazh se kinse institucionet e Serbisë po brengosën për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

“Është një fushë që çdo ditë evoluohet, çdo ditë ka risi, ka zhvillime të reja, por në fakt është ripërsëritje e situatave e proceseve më të cilën kemi kaluar, kur Serbia për çështje politike për konsum të brendshëm kohë pas kohë demonstron forcën e saj ushtarake policore me të cilën jep mesazh qytetareve të saj kinse për brengën që e kanë për komunitetin serb që e kanë brenda territorit të Kosovës, përkundër asaj që ata fare nuk janë të rrezikuar nga askush”, thotë Quni.

Ai apelon tek institucionet që çdo veprim ta bëjnë me partnerët ndërkombëtarë.

“Të vetme çështjen që unë e kisha ngritur që Qeveria duhet të ketë në konsideratë që çdo veprim çdo aktivitet duhet të jetë mirë i bashkërenduar me partnerët tanë strategjikë. Ne jemi dëshmitarë se për disa situata, ka pas do të thotë vërejtje Kryeministri Kurti përderisa veprime që partnereve tanë i ka sjell para disa akteve të kryera”, thotë Quni.

Story i mëparshëm

Ky është printeri 3D më i madh në botë, mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Story i radhës

Sot mot i vranët me periudha me diell, në disa pjesë të Maqedonisë priten riga shiu

Të fundit nga