Dallimet në mes të atyre që kanë shumë dhe të atyre që nuk kanë fare në Kosovë janë katastrofale

February 13, 2022
min lexim

Që nga qlirimi e deri në ditët e sotit të gjitha qeveritë kanë menduar vetëm për pushtet, e jo për shtet edhe më hiq për milët.

Një politikë e tillë qorre nga e cila kanë përfituar vetëm për veti ata që e kanë keqëqeverisuar vendin e ka sjell vendin dhe qytetarët një gjendje kaq katastrofale sa i përkët pozitës tyre ekonomike dhe sociale.

Një politikë e tillë hegjemoniste ekonomike nga ata që e kanë keqëqeverisur vendin jo vetëm që ka shkaktuar një jazë të pa kapërcyeshëm në mes atyre që kanë shumë edhe atyre që mëzi e sigurojnë kafshatën e bukës, por i ka detyruar me mija qytetarë të Kosovës për ta lëshuar vendin e tyre, duke shpresuar se shpëtimin mund ta gjejnë dikund tjetër …

Vetë fakti se koeficenti i rrogave të atyre që kanë dhe ndodhen në pozita të larta shtetërore dhe funksione të rëndësishme politike në komperacion me rrogat e atyre që punojnë në veprimtari dhe sektorë tjerë është aq i pa imagjinushme në favor të pushtetëmbajtësve tregon se, sa janë të pa ngopur për të pasur për veti ata që e keqqeverisin vendin me ata që s’kanë …

Edhe 16 vite pas qlirimit akoma nuk ekziston ligji për të ardhurat përsonale të punësuarve në sektorë të ndryshëm  në njivel vendi.

Këtë ligj nuk e kanë aprovuar ata që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në maje të institucioneve të shtetit dhe pushtetit, nga frika se ky ligj mund t’ia zvogëlojë rrogat mararamendëse të tyre në favor të rrogave minimale të të punësuarve në sektorë dhe veprimtari tjera shoqërore në vend, si në arsim, shëndetësi, bujqësi dhe ndërtimtari.

Një gjë është e sigurt, nëse nuk ndryshon ky trend i padrejtësive ndaj qytetarëve tanë dhe nëse nuk luftohet seriozisht korrupsioni, krimi ekonomik dhe hajnia, jo vetëm që nuk do të kemi shëndetësi, arsim dhe mirëqenje të mirëfillt të qytetarëve tanë, por Kosovën do ta boshatisinë  me qindra dhe mija qytetarë në pa mundësi për  ta siguruar dhe gëzuar jetën në vendin e tyre, për shkak të një politike korruptive anti qytetare, anti shtetërore dhe anti kombëtare, e cila mendon vetëm për xhepat e saj e jo edhe për hallet dhe mirëqenien e qytetarëve…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Linjat ajrore devijojnë fluturimet nga ‘qielli’ i Ukrainës derisa frika e pushtimit rritet

Story i radhës

Brdariç pas fitores: E dimë që duhet të shënojmë

Të fundit nga

ShkoLartë