parashikimi i motit nga fundjava dimer i vertete 67802e073e5e2

Parashikimi i motit, nga fundjava dimër i vërtetë

January 9, 2025
1 minut lexim

Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, ku maksimalet shkojnë deri në 12C e 14C. Me afrimin e frontit të ftohtë, pasdite fillojnë të shfaqen reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen në borë.

Temperaturat deri në mbrëmje zbresin në 0C. Era ndryshon drejtimin nga jugperëndimore në verilindore dhe frynë me hove të forta deri në 16m/s.

Reshjet e borës kohëpaskohe vazhdojnë ditën e shtunë, paksa më intenzive orëve të mëngjesit. Të dielen dhe të hënën mbetet mot kryesisht me vransira e të reshurat e borës shfaqen kohëpaskohe me intenzitete të ndryshme. Temperaturat zbresin nën 0C, deri në -5C minimalet, e maksimalet në pjesë të vendit nuk kalojnë 0C, duke shënuar ditë të akullta.

Të martën më pas priten intervale me diell, por mbetet ftohtë, me minimale që deri në mbrëmje mund të zbresin në -8C. Frynë erë e ftohtë veriore-verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

i jepet lamtumira e fundit presidentit carter 67802d555cb9d
Story i mëparshëm

​I jepet lamtumira e fundit presidentit Carter

paulina porizkova 59 vjec tregon se cfare e beri te shtonte 15 kilograme dhe se si ajo tani nuk mund te pershtatet me rrobat e saj 67802efa3800e
Story i radhës

Paulina Porizkova, 59 vjeç, tregon se çfarë e bëri të shtonte 15 kilogramë dhe se si ajo tani nuk mund të përshtatet me rrobat e saj

Të fundit nga

ShkoLartë