Brdariç pas fitores: E dimë që duhet të shënojmë

Trajneri I Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka qenë i lumtur për fitoren, 4-2 ndaj Teutës. Por në “SuperSport” pas sfidës ai deklaroi se ekipi kishte ende shumë për të përmirësuar, siç ishin minutat ku Teuta vendosi në panik prapavijën e shkodranëve.

brdaric

“Në përgjithësi trajneri nuk është i kënaqur asnjëherë, por sot isha 85% shumë i kënaqur me këtë ndeshje. Pastaj me 15% jo për minuta e fundit të pjesës së parë që humbëm kontrollin dhe i lejuam të shënonin lehtësisht. Duhet të përmirësohemi gjithmonë por në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë për Vllazninë.

Nëse gjithçka do të shkonte mirë, duhej të ishim në vendin e parë se jemi skuadra që krijon më shumë raste të rrezikshme në kampionat. Duhet të jemi efektivë, duhet të jemi të përqendruar. Por edhe Teuta është kampione e sezonit të kaluar, është një skuadër e mirë që shfrytëzoi rastet.

Mendoj se kemi luajtur ndeshje të forta, por jam i lumtur me sjelljen që kemi pasur. Kemi shënuar dhe na dha besim. Duhet të përmirësohemi çdo herë, mendoj se duhet të shohim shumë gjëra pozitive nga kjo ndeshje. Nuk jemi totalisht perfekt, nuk ka skuadër në botë që nuk bën gabime. Ne jemi Vllaznia, e dimë, duhet të jemi të përqendruar, shoh një skuadër me pasion dhe kjo më bën të lumtur.

Me këto dy gola të pësuar, në humbëm duele një kundër një me top nga thellësia dhe nuk mbrojtëm mirë në këto situata. Vendosëm të ndryshonim dhe mbyllnim krahët. Me këtë ndryshim, duke futu Adilin, skuadra gjeti më shumë stabilitet, nuk ishte se Mustedanagiç luajti keq, por ishte reagim ndaj mënyrës si pësuam gol dhe duhej të reagonim.

Kemi një bërthame të mirë në grupin tonë, është i shëndetshëm. Duhet të jemi krenarë me këtë situatë, e dimë që duhet të shënojmë që të vendosnim në presion skuadrat kryesuese. Ne kemi treguar performancë të mirë, duhet të tregojmë të njëjtat gjëra dhe është e rëndësishme të vazhdojmë kështu”, tha Brdariç.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dallimet në mes të atyre që kanë shumë dhe të atyre që nuk kanë fare në Kosovë janë katastrofale

Story i radhës

Ismaili: Shpejtësia dhe përdorimi i telefonit shkak i aksidenteve, grupe pune për rishikimin e sinjalistikës rrugore

Të fundit nga