Ca gjëra që ja vlen t’i blini një masë më të madhe nga ç’jeni

min lexim

Që të mos pendoheni më vonë pse s’u treguat pak më të zgjuar në blerjet e reja…

T-shirt

Bluzat e bardha të thjeshta janë pjesë e padiskutueshme e garderobës. Merreni gjithmonë një ose dy masa më të mëdha nga masa juaj. E vishni në qindra mënyra, jeni rehat dhe dukeni stil!

Këmishat

Këmishat e bardha gjithashtu s’është mirë t’i blini fiks masa juaj. Merrni parasysh që mund të futen në ujë, të zvogëlohen dhe mbi të gjitha, që nuk duken këndshëm nëse qëndrojnë ngushtë pas trupit.

Fustanet pas trupit

Përpiquni t’i merrni pak më të lirshme që të brendshmet të mos jenë të dukshme dhe në të njëjtën kohë, t’i jepni mundësi trupit të marrë frymë lirisht.

Pardesytë

Duke qenë se i veshim me gjëra të trasha poshtë, pardesytë duhet të jetë mjaftueshëm të lirshme për të mos e humbur sharmin dhe elegancën.

Xhaketat

Nëse doni të bëni një blerje me mend, investoni në një xhaketë oversized. Mund ta vishni dhe kombinoni me gjithçka.

Xhaketën xhins

As shumë më të madhe nga masa juaj, por as të ngushtë. Mjaftueshëm sa për ta veshur me një hoodie në vjeshtë.

Takat

Sa më të larta të jenë aq më shumë duhet të siguroheni që janë komode. Mos harroni që këmbët fryhen dhe duhet gjithmonë pak hapësirë “rezervë” në takat e reja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Pas 20 vjetësh gjeti nënën e tij: Një mesazh u ndryshoi jetën

Story i radhës

Leclerc “mbret” i Pole Position

Të fundit nga