retorike e njejte mes pushtetit dhe opozites edhe pas tre diteve debat per arken shteterore per vitin 2025 6738b9c6eb158

Retorikë e njëjtë mes pushtetit dhe opozitës, edhe pas tre ditëve debat për arkën shtetërore për vitin 2025

November 16, 2024
1 minut lexim


Edhe në ditën e tretë, nga 10 ditët e parapara në Komisionin parlamentar për financa dhe buxhet, retorikë e njëjtë mes pushtetit dhe opozitës për buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm, në vlerë prej 6,5 miliardë eurove. Debati duhet të përfundojë më së voni deri në fund të muajit, ndërsa janë parashtruar gjithsej 308 amendamente, prej të cilave 204 nga LSDM-ja.

“Fakt është se buxheti i tillë që është projektuar në 6.5 miliard euro është joreal, buxhet jozhvillimor, joracional, buxhet që është bërë është krijuar lirë mund të them për qëllime parazgjedhore për shkak se po vijnë zgjedhjet lokale, pa vizon”, tha Oliver Spasovski – deputet i LSDM-së.


“Të gjithë thonë se buxheti është megaloman, se nuk është real, i planifikuar dhe joracional. Një strukturë që ka bërë kaos në shtet, e bëri leckë shtetin dhe e vodhi shtetin, erdhi koha që të flas për racionalizëm, megalomani dhe për planifikim. Shpenzuan 30 miliarda megalomane, ndërsa nuk bënë asnjë projekt”, potencoi Dragan Kovaçki – deputet i VMRO-DPMNE-së.



Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

siljanovska davkova formoi keshillin e te rinjve 6738b2f9b2285
Story i mëparshëm

Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

perfshihet nga flaket vendi i depozitimit te mbetjeve ne vlore 6738bba17c7c8
Story i radhës

Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlorë

Të fundit nga

Sa po respektohen kushtet e lejeve të ndërtimit?

Rrëzimi i vinçit në një vendpunishte në Prishtinë disa ditë më parë, ngriti alarmin për sigurinë e ndërtimit në kryeqytet. Kësisoj, po kërkohet inspektim më i shtuar në këtë fushë. Probleme të
ShkoLartë