tri komuna do te behen me cerdhe te reja edhe kryeqyteti me shkolle te re 6738bdae169a4

Tri komuna do të bëhen me çerdhe të reja, edhe kryeqyteti me shkollë të re

November 16, 2024
1 minut lexim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e çerdheve në Kaçanik, Dragash dhe Fushë Kosovë, vlera e përgjithshme e të cilave kap shifrën mbi tre milionë euro, si dhe të një shkolle të re në kryeqytet në vlerë 3.3 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.

Objekti i çerdhes së re, e destinuar për 40 fëmijë në Rekë-Vatë Kaçanik, me sipërfaqe 740 metra katrorë dhe ka shifrën e kontratës 1 milion e 96 mijë e 43 euro. Ndërsa çerdhja e re në Brodosan Dragash, me sipërfaqe 740 metra katrorë, e destinuar për 40 fëmijë, ka vlerën e kontratës 1 milion e 82 mijë e 568 euro.

Objekti i çerdhes në Fushë Kosovë me sipërfaqe 873 metra katrorë, e destinuar për 40 fëmijë, do të kushtojë 1 milion e 282 mijë e 282 euro, ndërsa objekti i shkollës së re në Prishtinë, me sipërfaqe 6 mijë e 430 metra katrorë, i destinuar për 800 nxënës, ka vlerën e kontratës 3 milionë e 323 mijë e 232 euro.

Nagavci është zotuar se ministria që ajo drejton do të angazhohet që secili fëmijë në Kosovë të ketë vend në institucionet e dijes për zhvillimin dhe aftësimin e mëtejshëm në jetë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

subvencionet per familjet me asistence sociale ekspertet thone se jane jo efektive 6738bce2403ac
Story i mëparshëm

​Subvencionet për familjet me asistencë sociale, ekspertët thonë se janë jo efektive

fjalet qe tregojne se jeni te stresuar 6738be069e674
Story i radhës

Fjalët që tregojnë se jeni të stresuar

Të fundit nga

ShkoLartë