Leclerc “mbret” i Pole Position

Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh të Azerbaixhanit teksa piloti i Ferrarit regjistroi kohën më të shpejtë në pistën qytetase të Bakut.

Piloti monegask shënoi Pole Position numër katër radhazi si dhe i gjashtë nga tetë në këtë kampionat botëror, duke u konfirmuar si një nga më të mirët e provave zyrtare.

Sakaq, pas Leclerc, renditet dyshja e Red Bull me Sergio Perez në vendin e dytë dhe Max Verstappen të tretin. Sërish një garë në “malore” për Kampionin e Botës që do të duhet të djersijë shumë për t’i rrëmbyer pozicioni rivalit të Ferrarit por edhe shokut të skuadrës.

Sakaq, vetëm vendi i katërt për Ferrarin e Carlos Sainz ndërsa nga vendi i pestë niset George Russell. Vetëm vendi i shtatë për Hamilton ndërsa në dhjetëshen e parë renditen edhe Tsunoda, Vettel e Alonso.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ca gjëra që ja vlen t’i blini një masë më të madhe nga ç’jeni

Story i radhës

Pamje të rënda/ I gjakosur me gjymtyrë të këputur, çastet e para pas shpërthimit të tritolit, ku vdiq 27-vjeçari

Të fundit nga