Brigadat e kuqe dhe Presidentja Vjosa Osmani

min lexim

Aty nga viti 2014 Edi Rama u thoshte shqiptarëve se fajin për mos çeljen e negociatave e kishte qeveria e ikur. Se ai do ndërtonte një Shqipëri  të aftë të përmbushte sa më shpejtë detyrat e shtëpisë që vendi ynë të ishte më në fund në familjen e madhe Europiane. Mirëpo kjo nuk po ndodhte. Vit pas viti detyrat e shtëpisë nuk bëheshin dhe ajo që është e shenjtë për komunitetin  europian, vota, sistemi zgjedhor, gjyqësori etj., ishin transformuar tërësisht. Jo në favor të demokracisë, jo në favor të shqiptarëve, apo kushteve për të qënë anëtar normal i Bashkimit Europian, por në favor të njëshit. Kësisoj jo rastësisht ju patë edhe votime lokale (2018) dhe jo zgjedhje lokale. Patë zgjedhje të manipulura totalisht me patronazhistë dhe jo zgjedhje me standarte europiane. Nga ana tjetër një ekonomi të brishtë ku investime stragjegjike konsideron hapjen e resorteve turistike për bijtë e nomeklaturës dhe jo ato për nevojat kombëtare territoriale. Vit pas viti shqiptarët nga aspirues të Bashkimit Europian, u kthyen në intimidues të komunitetit të admiruar e ëndërruar perëndimor. Armiqtë e tyre ishin tashmë në Bruksel, kryeministri i Hollandës, presidenti i Francës, Gjermania etj. Dhe krushqia e re ishte Lindja, Beogradi. Madje pavarsisht historisë së freskët të luftës së vitit 1999, eksodit të shqiptarëve, reprezaljeve etj., Shqipëria e Edi Ramës kërcënon hapur Europën. O na pranoni, o ndryshe u bëm pjesë e Lindjes. Pra totalisht një devijim nga aspiratat kombëtare, totalisht një dështim absurd pas plot 10 vjetë qeverisje me manipulime. Nga ai premtimi i vitit 2014… tashmë edhe me një hendek të thellë mes shqiptarëve, mes qeverive në shtetet e tyre, Shqipëria e Edi Ramës i ngjan një vendi totalisht të rrënuar për shkak të marrjes peng. Madje nuk durojnë dot as Kosovën, as shtetarët e saj të cilët në një sovranitet ideal popullor në raport me Shqipërinë amë, janë shumë e shumë vite përpara. Në Kosovë kurrë nuk është debatuar vota dhe rrotacionet kanë qënë 100% të racës perëndimore. Sot Shqipëria e Edi Ramës është një kantier magazinash e socializmit, një armatë me brigada të kuqe, shajnë e mallkojnë këdo që u del përpara. Sot e kishte radhën Presidetja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo, ka publikuar një set me foto me kancelarin Shulz. E ka bërë në murin e saj në Fb. Diku në një nga këto foto, është edhe Edi Rama, por diçka përgjysëm. Dhe mes tyre, pra Presidentes së Kosovës dhe Edi Ramës një karrike bosh. Kaq! Mirëpo u paska djegur shumë brigadave të kuqe të Edi Ramës. Dhe çfarë nuk po thonë për Presidenten e Kosovës. Madje mbrëmë dëgjova edhe ca morra të tipit profesorë që quanin sharlatan kryeministrin e Kosovës pse është kundër Ramës dhe të të ashtuquajturit Ballkan i Hapur etj. Sa për sqarim, kundër Ballkanit të Hapur nuk është vetëm Vjosa Osmani apo Albin Kurti, por thuajse i gjithë spektri politik në Kosovë, po, po, qoftë pozitë apo opozitë. Dhe janë në të drejtën e tyre. Mbase për Edi Ramën dhe brigadat e tia të kuqe, nuk janë asgjë pretendimet e kastës politike kosovare, mbi njohjen  e ndërsjellë apo krimet e luftës etj. Mbase nuk është asgjë memoria e atyre familjeve që janë masakruar nga reprezaljet e Serbisë. Mbase për Edi Ramën kosovarët janë injorantë etj. Por kjo vetëm pas mendjes së tij, jo mendjes së gjermanëve. Mbase Edi Rama do jepte gjithçka për një foto me kancelarin, ashtu si edhe e bënte me Angela Merkelin, por kjo nuk do e mbulonte kurrë dështimin e tij. Mund të manipuloj shqiptarët, por jo europianët. Kësioj klasa politike në Kosovë këmbëngul totalisht për Europën dhe politika kombëtare me Tiranën. Kurse Edi Rama me Beogradin dhe Lindjen. Në fund të fundit janë në të drejtën e tyre pasi janë zgjedhur me vota të pastra dhe jo me vota të rreme. Janë në të drejtën e tyre për shkak se kanë dëshmorë realë dhe jo dëshmorë fiktivë bulevardesh. Janë në të drejtën kushtetuese që e kanë fitur me gjak për njohjen e shtetit të tyre, nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje me dikë që nuk i njeh. A po e injoron sot Kosova atë? Po, me plot gojën. Dhe ka të drejtën e Zotit ta bëj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Deutsche Bank prezanton ndryshimin e madh që prek miliona njerëz

Story i radhës

RMV/ Shpëtohen dy familje që kishin ngecur me makina në një rrugë malore në Mariovë

Të fundit nga