RMV/ Shpëtohen dy familje që kishin ngecur me makina në një rrugë malore në Mariovë

Në një aksion të përbashkët të Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe MPB-së, sonte janë gjetur dhe shpëtuar dy familje të humbura me katër fëmijë, të cilat me dy vetura për shkak të motit të keq kanë bredhur dhe kanë ngecur në një zonë malore në Mariovë.

Nga QKM bëjnë me dije se familjet kanë humbur, e më pas kanë ngecur në një rrugë malore me vetura, duke dashur të anashkalojnë rrugën Rosoman – Prilep, ku komunikacioni ka qenë i bllokuar deri në orën 15:10 për shkak të rrëshqitjes së madhe të dheut.

Aksioni për lokalizimin, gjetjen dhe shpëtimin është kryer përmes operativëve kujdestar në Qendrën për Menaxhimin e Krizave në numrin 112 në bashkëpunim me Qendrën Operative Emergjente (QKE) të QKM-së dhe Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Veles, dhe në koordinim me Ministria e Punëve të Brendshme për atë qark.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Brigadat e kuqe dhe Presidentja Vjosa Osmani

Story i radhës

RMV/ 40 vjeçari vrau të vëllain dhe e varrosi në oborr

Të fundit nga