Berisha për Albright: Mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës

March 23, 2022
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Pas këtë lajm të hidhur ka reaguar, ish kryeministri, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar.

Postim i plotë:

Nderim dhe mirënjohje për miken e shquar të kombit tonë, Madeleine Albright!

Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli sytë përgjithmonë.

Zonja Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa herë Shqipërinë dhe Kosovën. Unë kam patur rastin që ta pres atë në Tiranë si  ambasadore e SHBA në OKB. Në krye të diplomacisë së SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u bë promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacisë botërore dhe fuqive ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut për çlirimin e dy milionë shqiptareve në Kosove. Ajo mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës.

Me ketë rast duke u përulur me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë para kujtimit të ndritur të Sekretares Albright i lutem Zotit që shpirti i saj i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gigi Hadid sjell trendin e ri të pranverës

Story i radhës

Ju prezantojmë automekanikun shqiptar që e kall me tupana

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë