Gigi Hadid sjell trendin e ri të pranverës

Gigi Hadid njihet për veshjet e saj komode dhe të përshtatshme dhe këtë javë ajo ka bërë një kombinim të fortë të çorapeve me sandale. Ashtu si shumë emra të tjerë të shoëbizit që kanë përqafuar trendet komode, duke filluar nga Rihanna deri tek Kendall Jenner.

Por ndërsa këto të fundit zgjidhnin modele më tradicionale të këtij kombinimi, Hadid ka guxuar më shumë duke provuar diçka pak më emocionuese dhe duke zgjedhur çorape të gjata deri tek gjuri me pantallona të shkurtra Bermuda.

Më 21 mars, Hadid u pa në rrugët e Nju Jorkut e veshur me një veshje luksoze, por të relaksuar: një xhup polo ngjyrë kafe, pantallona të shkurtra Bermuda, një çantë të bardhë dhe një pulovër me mëngë të gjata.

Image

Gigi Hadid

Megjithatë,  vëmendjen e mori kombinimi i sandaleve të zeza Birkenstock x Valentino dhe çorapeve me shirita, duke e kthyer kështu në trendin e pranverës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sfidat me të cilat përballet Biden teksa viziton Evropën

Story i radhës

Berisha për Albright: Mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish