tajani per vizite ne kosove viziton kontigjentin italian te kfor it 67694bf87122f

Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it

December 23, 2024
1 minut lexim

Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të përshëndetur kontingjentin italian të KFOR-it.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të ministrisë së Jashtme të Italisë.

“Është krenari për mua të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it”.

“Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë për ta dhe për të gjithë ushtarët italianë në botë për shërbimin e tyre për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në raste si Krishtlindjet kur dëshirojmë të jemi pranë shtëpisë dhe njerëzve tanë më të dashur”, tha ai.

Në njoftim të ministrisë që drejtohet nga Tajani, bëhet e ditur se krahas përshëndetjes së ushtarëve italian që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, ai do të vizitojë objektet e misionit të KFOR-it dhe do të ketë një takim me komandantin e kësaj force, Enrico Barduani.

Kryediplomati italian do të takohet edhe me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

protesta e pd se reagon policia e tiranes do perballen me pasoja per bllokimin e akseve 67694298e26cb
Story i mëparshëm

Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve!

modeli o3 i openai vjen vitin e ardhshem 67694ec900f4a
Story i radhës

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Të fundit nga

ShkoLartë