Ju prezantojmë automekanikun shqiptar që e kall me tupana

Mbrëmjet janë më të bukura kur  shpërthen tupani, e muzika është më e zjarrtë kur luhet me tupan. Personazhi ynë është pikërisht djaloshi simpatik që ka të bëjë me tupanin e ju që jetoni në Diasporë besoj se e keni parë dhe dëgjuar muzikën e tij.

Quhet Mërgim Kelmendi, shqiptari që në muzikë dhe si mjeshtër i tupanit njihet si Jimmys_tupanshowzh i cili ka lindur në Munchen të Gjermanisë dhe jeton tash në Zurich të Zvicrës por me origjinë është nga Peja.

Por pasioni i tij për ti rënë tupanit ka qenë që në moshë të vogël madje 10 vjeçare e tash e ushtron dhe ku ndodhet ai atmosfera është në maksimum.

 Nuk e ka profesion por vetëm pasion ndërsa punon si automekanik. Jimmys Tupanshowzh ka bërë muzikë me këngëtarët Ylli Demaj, Durim Malaj e shumë të tjerë ndërsa ka shumë ftesa nga organizatorët nëpër mbrëmje muzikore, në disco, shisha bars etj.

Ai me pasionin që ka për të luajtur me tupan apo dhe me tarabuka që i din mjaft mirë kënaqet shumë kur muzika e tij i fton të gjithë në valle. Dhe mos harroni kur të dëgjoni se ai është i ftuar për të luajtur ne tupana shkoni sepse atmosfera do të jetë super e bukur.BS

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha për Albright: Mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës

Story i radhës

Boçvarski paralajmëron mundësinë e uljes së çmimeve në pikat pagesore

Të fundit nga