kryetari i kuvendit afrim gashi takohet me ambasadorin francez christophe le rigoleur 67694f040232e

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me ambasadorin francez Christophe Le Rigoleur

December 23, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Francës në Shkup, Sh.T. Christophe Le Rigoleur.
“E falënderova për mbështetjen e tij të çmuar në realizimin e vizitës historike në Paris gjatë javës së kaluar, ku patëm mundësi të konfirmojmë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve tona dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik, si dhe nevojën e mbështetjes së Francës në realizimin e reformave dhe tejkalimin e sfidave për integrim, qoftë përmes shkëmbimit të përvojave ashtu edhe përmes iniciativave tjera të përbashkëta. U pajtuam të mirëmbajmë komunikimin në nivele të ndryshme në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit”, ka deklaruar kryetari Gashi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

modeli o3 i openai vjen vitin e ardhshem 67694ec900f4a
Story i mëparshëm

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

barcelona e interesuar per marcus rashford 67694fb98baca
Story i radhës

Barcelona e interesuar për Marcus Rashford

Të fundit nga

ShkoLartë