arsyeja tronditese qe dyshohet se ia mori jeten aktores turke 6a36f060e2f82

Arsyeja tronditëse që dyshohet se ia mori jetën aktores turke

June 20, 2026
1 minut lexim

Detaje tronditës kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e parakohshme të aktores së njohur turke, Ece İrtem. 35-vjeçarja, e cila u nda nga jeta papritur, rezulton se kishte udhëtuar drejt Tajlandës vetëm një javë përpara se të vdiqte.

Gjatë këtij udhëtimi, aktorja kishte pësuar një incident ku ishte kafshuar nga një majmun, gjë që i kishte lënë tre shenja plagësh të dukshme në krahun e saj të majtë. Ky detaj ka ngritur alarme të mëdha te familjarët dhe ekspertët mjekësorë pas vdekjes së saj.

Nisur nga paralajmërimet e mjekëve se kafshimi i majmunit mund të shkaktojë sepsis (helmim të rëndë të gjakut), avokati i aktores, Uğur Gökkoyun, ka dorëzuar sot një kërkesë zyrtare në prokurori.

Përmes kësaj ujdi ligjore, mbrojtja ka kërkuar që të nisë një hetim i hollësishëm për të vërtetuar nëse ekziston një lidhje direkte shkak-pasojë midis infeksionit të marrë nga kafshimi i kafshës dhe humbjes së jetës së 35-vjeçares, raportojnë mediat në Turqi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shefi i nato s viziton shba ne javen e ardhshme 6a36ef94086b4
Lajmi i mëparshëm

Shefi i NATO-s viziton SHBA-në javën e ardhshme

lsh shendetesia ka nevoje per reforma konkrete 6a36f44d31f0a
Lajmi i radhës

LSH: Shëndetësia ka nevojë për reforma konkrete

Të fundit nga

ShkoLartë