g7 denon aktivitetet e kines prane tajvanit kercenojne stabilitetin rajonal 6af5c919777a5

G7 dënon aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit: Kërcënojnë stabilitetin rajonal

November 12, 2026
min lexim

Veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës në ujërat në lindje të Tajvanit po kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe lirinë e lundrimit, paralajmëruan ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s në një deklaratë të përbashkët të publikuar të mërkurën vonë, pas një takimi në Paris.

Pekini zyrtar e ka hedhur  poshtë reagimin, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës, ndërsa Tajvani e mirëpriti mbështetjen ndërkombëtare.

Kina, e cila e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, ka shtuar aktivitetet në brigjet lindore të ishullit që nga muaji qershor, përmes patrullimeve të rregullta të rojës bregdetare. Zyrtarët në Tajvan, i cili i kundërshton pretendimet sovrane të Pekinit, thonë se besojnë që Kina po përgatitet për një bllokadë të mundshme detare, duke përdorur njëkohësisht mjete ushtarake, paramilitare dhe civile.

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania kanë shprehur më parë shqetësimin për veprimet e Kinës në brigjet lindore të Tajvanit, por deklarata e G7-s përbën reagimin më të fuqishëm të përbashkët deri më tani ndaj këtyre aktiviteteve.

Aktivitetet gjithnjë e më agresive të Kinës në ujërat në lindje të Tajvanit “kërcënojnë stabilitetin rajonal, lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

“Ne rikonfirmuam kundërshtimin tonë ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në, veçanërisht përmes forcës ose detyrimit, apo kërcënimit për përdorimin e tyre”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë të enjten se deklarata “shpërfill faktet objektive, ndërhyn në mënyrë të vrazhdë në punët e brendshme të Kinës dhe shpif e njollos qëllimisht imazhin e vendit”.

Deklarata “dëshmon edhe një herë se G7 është një grupim ideologjik që i përmbahet mentalitetit të Luftës së Ftohtë dhe angazhohet në politikën e blloqeve”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Mao Ning.

Kina nuk njeh asnjë pretendim të Tajvanit për sovranitet të pavarur. Të enjten, presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për “ribashkimin” e plotë të Tajvanit me atdheun dhe u zotua se kjo do të realizohet në mënyrë paqësore.

Ndërkohë Zyra presidenciale e Tajvanit e ka mirëpritur deklaratën e G7-s, duke thënë se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit dhe në rajonin Indo-Paqësor janë çështje thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin global.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalohet drejtori i spitalit te fierit arben voja merret ne pyetje nga prokuroret e spak dhe agjente te bkh se 6af5c8e6dadab
Lajmi i mëparshëm

Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Merret në pyetje nga prokurorët e SPAK dhe agjentë të BKH-së

ariana grande konfirmon rikthimin me ish partnerin shfaqen per here te pare bashke ne tapetin e kuq 6af5c972aa4b2
Lajmi i radhës

Ariana Grande konfirmon rikthimin me ish-partnerin, shfaqen për herë të parë bashkë në tapetin e kuq

Të fundit nga

VLEN: Kërkojmë dorëheqjen e Ahmetit!

E zeza mbi të bardhë, dokumentet dëshmojnë se ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe votuar pika në mbledhjet e Qeverisë, përmes të cilave Bankës Alta nga Beogradi i është mundësuar bashkëpunimi afarist
ShkoLartë