ndalohet drejtori i spitalit te fierit arben voja merret ne pyetje nga prokuroret e spak dhe agjente te bkh se 6af5c8e6dadab

Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Merret në pyetje nga prokurorët e SPAK dhe agjentë të BKH-së

November 12, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja është shoqëruar këtë të enjte në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.

Sipas burimeve nga Policia e Fierit, Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ndërsa për momentin nuk ka informacion nëse ndaj tij është lëshuar një vendim gjykate për ndalimin.

Burime gjithashtu bëjnë me dije se dosja hetimore përfshin edhe periudhën kur Voja ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tij apo rrethanat e plota të çështjes. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme mbi dosjen dhe dyshimet që kanë çuar në arrestimin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidentja shiroka pula priti guvernatorin e bqk se ismaili ne fokus sektori financiar 6af5c8800d340
Lajmi i mëparshëm

Presidentja Shiroka Pula priti guvernatorin e BQK-së Ismaili, në fokus sektori financiar

g7 denon aktivitetet e kines prane tajvanit kercenojne stabilitetin rajonal 6af5c919777a5
Lajmi i radhës

G7 dënon aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit: Kërcënojnë stabilitetin rajonal

Të fundit nga

VLEN: Kërkojmë dorëheqjen e Ahmetit!

E zeza mbi të bardhë, dokumentet dëshmojnë se ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe votuar pika në mbledhjet e Qeverisë, përmes të cilave Bankës Alta nga Beogradi i është mundësuar bashkëpunimi afarist
ShkoLartë