presidentja shiroka pula priti guvernatorin e bqk se ismaili ne fokus sektori financiar 6af5c8800d340

Presidentja Shiroka Pula priti guvernatorin e BQK-së Ismaili, në fokus sektori financiar

November 12, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala, të cilët e uruan për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan sukses në ushtrimin e mandatit.

“Presidentja Shiroka Pula u njoftua nga guvernatori Ismaili për zhvillimet në sektorin financiar, qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe prioritetet reformuese të BQK-së. Vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), rëndësisë së mbështetjes institucionale dhe angazhimit diplomatik me partnerët evropianë, si dhe mundësive për përfshirjen në sistemin ndërkombëtar të Kartonit të Gjelbër”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Në takim u diskutuan edhe modernizimi i sistemeve të pagesave, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K, përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian dhe zgjerimi i qasjes në financa, me fokus te mundësitë e financimit për gratë ndërmarrëse.

“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin dhe agjendën reformuese të BQK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në respektim të mandateve dhe pavarësisë kushtetuese të Bankës Qendrore”, njoftoi Zyra e Presidentes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen kerkojme doreheqjen e ahmetit 6af5c8229c46b
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Kërkojmë dorëheqjen e Ahmetit!

ndalohet drejtori i spitalit te fierit arben voja merret ne pyetje nga prokuroret e spak dhe agjente te bkh se 6af5c8e6dadab
Lajmi i radhës

Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Merret në pyetje nga prokurorët e SPAK dhe agjentë të BKH-së

Të fundit nga

VLEN: Kërkojmë dorëheqjen e Ahmetit!

E zeza mbi të bardhë, dokumentet dëshmojnë se ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe votuar pika në mbledhjet e Qeverisë, përmes të cilave Bankës Alta nga Beogradi i është mundësuar bashkëpunimi afarist
ShkoLartë