ariana grande konfirmon rikthimin me ish partnerin shfaqen per here te pare bashke ne tapetin e kuq 6af5c972aa4b2

Ariana Grande konfirmon rikthimin me ish-partnerin, shfaqen për herë të parë bashkë në tapetin e kuq

November 12, 2026
1 minut lexim

Ariana Grande është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq me ish-partnerin e saj, Ricky Alvarez.

Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare mori pjesë të mërkurën në premierën në New York të filmit “Focker-In-Law”, pjesa e katërt e serisë së njohur “Meet the Parents”.

Grande dhe Alvarez, 35 vjeç, u fotografuan së bashku duke mbajtur duart dhe duke shkëmbyer momente të afërta, në një paraqitje që ka rikthyer vëmendjen te historia e tyre e dashurisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Image

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez

Dyshja kishte qenë në një lidhje nga viti 2015 deri në vitin 2016. Ata ishin njohur gjatë kohës kur Alvarez punonte si balerin në performancat e këngëtares. Sipas raportimeve, romanca e tyre është rindezur në qershor, pas ndarjes së Grande nga aktori Ethan Slater.

Për këtë mbrëmje, këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të bardhë, me pjesën e sipërme të ngushtë dhe fund të gjatë. Pamjen e kishte kompletuar me grim në nuanca rozë, vathë diamanti dhe flokë të mbledhur në bisht të ulët.

Image

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez

Ndërkaq, Alvarez u paraqit me një xhaketë të zezë, këmishë të bardhë dhe xhinse blu.

Rikthimi i Grande në tapetin e kuq vjen disa muaj pasi ajo kishte paralajmëruar se do të merrte një pauzë nga paraqitjet publike, pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine” në shtator.

Image

Ariana Grande

Ajo gjithashtu hoqi dorë nga një rol i planifikuar në shfaqjen “Sunday in the Park with George”, në West End të Londrës, për t’i kushtuar më shumë kohë pushimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

g7 denon aktivitetet e kines prane tajvanit kercenojne stabilitetin rajonal 6af5c919777a5
Lajmi i mëparshëm

G7 dënon aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit: Kërcënojnë stabilitetin rajonal

Të fundit nga

VLEN: Kërkojmë dorëheqjen e Ahmetit!

E zeza mbi të bardhë, dokumentet dëshmojnë se ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe votuar pika në mbledhjet e Qeverisë, përmes të cilave Bankës Alta nga Beogradi i është mundësuar bashkëpunimi afarist
ShkoLartë