lsh shendetesia ka nevoje per reforma konkrete 6a36f44d31f0a

LSH: Shëndetësia ka nevojë për reforma konkrete

June 20, 2026
1 minut lexim
image 2 14

Lidhja Shqiptare vlerëson se njoftimi i Qeverisë për formimin e një Qendre për Ndihmën e Shpejtë në Shkup është një hap i mirëpritur, por thekson se gjendja reale në shëndetësi tregon mungesë të reformave konkrete.

Duke iu referuar raportit “Kompasi i Premtimeve”, të përgatitur nga Finance Think në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë dhe Forumin Arsimor Rinor, kjo parti thekson se vetëm 13 për qind e premtimeve në sektorin e shëndetësisë janë realizuar, ndërsa 71 për qind ende nuk kanë filluar të zbatohen.

Reagimi i plotë:

Nga njëra anë, Qeveria njofton formimin e një Qendre për Ndihmën e Shpejtë në Shkup. Çdo iniciativë që synon shpëtimin e jetëve është e mirëseardhur. Por, nga ana tjetër, raporti “Kompasi i Premtimeve”, i hartuar nga Finance Think në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë dhe Forumin Arsimor Rinor, flet qartë: vetëm 13% e premtimeve në shëndetësi janë realizuar, ndërsa 71% ende nuk kanë filluar të zbatohen.
Këto nuk janë vlerësime të opozitës, por të dhëna të një raporti të pavarur. Ato tregojnë semungon përparimi në reformat më të rëndësishme të sistemit shëndetësor, si:• digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore;• ulja e listave të pritjes;• përmirësimi i qasjes te specialistët;• integrimi i niveleve të kujdesit shëndetësor;• dhe reformat në shëndetësinë primare.
Qytetarët nuk kanë nevojë për institucione të reja vetëm në letër. Ata kanë nevojë për mjekë dhe infermierë të mjaftueshëm, ambulanca të pajisura, barna të disponueshme, diagnostikë në kohë dhe trajtim dinjitoz.
Reformat nuk maten me vendime qeveritare apo me konferenca për shtyp. Ato maten me jetët që shpëtohen, me pacientët që nuk presin me muaj për një kontroll, me shërbime që funksionojnë dhe me profesionistët shëndetësorë që zgjedhin të qëndrojnë e të punojnë në vendin e tyre.
Shëndetësia meriton më shumë se premtime. Meriton rezultate konkrete.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arsyeja tronditese qe dyshohet se ia mori jeten aktores turke 6a36f060e2f82
Lajmi i mëparshëm

Arsyeja tronditëse që dyshohet se ia mori jetën aktores turke

ngerci politik pas 7 qershorit halilaj tregon pasojat nese partite nuk gjejne konsensus 6a370ad60c7c7
Lajmi i radhës

Ngërçi politik pas 7 qershorit? Halilaj tregon pasojat nëse partitë nuk gjejnë konsensus

Të fundit nga

ShkoLartë