Ambasadori i SHBA në Kosovë: Vështirë të them se jemi afër uljes së tensioneve në veri

July 11, 2023
min lexim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të thotë se janë afër arritjes së një zgjidhje për situatën në veri, përkundër takimit të djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas pjesëmarrjes në një aktivitet në Pejë, ambasadori amerikan para gazetarëve theksoi nevojën edhe të zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë.

“Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj. Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangen momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët”, ka thënë ai.

Ai ka refuzuar edhe të flasë për caktim afatesh për shtensionim. Por ka thënë se e sheh me urgjencë këtë çështje.

Hovenier po ashtu ka thënë se SHBA-ja nuk do të flasë më shumë se ajo që ka thënë KFOR-i për rastin e tre policëve të Kosovës, që u kidnapuan nga forcat serbe.

Për sanksionet e mundshme ndaj Serbisë, Hovenier ka thënë se duhet të flasë ambasadori amerikan në Serbi ose emisari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar. Megjithatë, ai ka vlerësuar se “nuk është Kosova e vetmja përgjegjëse për tensionet”. Sidoqoftë, ai ka thënë se ka pasur shqetësime për disa nga veprimet e Qeverisë në fund të majit.

Ai ka thënë se frika e qytetarëve në veri është konkludim që Qeveria të punojë për shtensionim më të shpejtë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi të hënën zhvilloi një takim të paparalajmëruar me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak në Bratisllavë, ka u tha se patën “bisedime intensive”.

Bislimi dhe Lajçak thanë se janë pajtuar për hapat e parë që duhen bërë për shtensionimin e situatës në veri.

“Jemi pajtuar për hapat e nevojshëm për të siguruar shtensionim efektiv të situatës dhe të bazuar në ligj dhe për përqendrim në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, shkroi Bislimi në Twitter pas takimit me Lajçakun.

Lajçak tha se me Bislimin zhvilluan “bisedime intensive”, duke konfirmuar dakordimin.“Kemi biseduar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të BE-së më 3 qershor, dhe për mënyrën përpara për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog. Jemi pajtuar për hapat e parë drejt arritjes së këtij qëllimi”, shkroi Lajçak në Twitter.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zuri hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, nën hetim një 66-vjeçar

Story i radhës

Lëvizja Vetëvendosje godet edhe me një video tjetër – Ja caku i sulmit!

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë