Alain Delon zgjedh eutanazinë për t’i dhënë fund jetës!

Gjatë një interviste dhënë radios framceze RTL, i biri i aktorit të famshëm Alain Delon, Anthony Delon ka rrëfyer dëshirën e të atit për t’i dhënë fund jetës kur do të vijë momenti.

86 -vjeçari, divi francez i cili po përballet me sëmundjen e iktusit, cila e ka goditur para ca vitesh, jeton prej vitesh në Zvicër. Ai ka bërë gati dhe testamentin e tij. Alain Delon nuk e ka fshehur kurrë idenë e tij në lidhje me eutanazinë. Nënshtetësia zvicerave ia lehtëson më shumë situatën.

“Vjen një moshë ku gjithsecili ka të drejtën e tij të shkojë qetësisht, pa qenë nevoja të shkojë nëpër spitale. Bën një injeksion dhe shkon qetësisht”, është shprehur aktori francez para pak kohësh në një intervistë.

Anthony është shprehur se kur të jetë momenti, sipas porosisë së babait do të organizojë një ikje të tillë dhe ai do t’i jetë në krah.  Por për momentin divi i kinematografisë franceze asaj botërore, Alain Delon do të nxjerrë së shpejti në treg librin e tij autobiografik “Mids qenit dhe ujkut”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disfata më e madhe e një ushtrie ruse deri më sot / Ushtria ukrainase ka rrethuar forcat ruse në rajonin e Kievit

Story i radhës

Pse e ftoi futbollistin e Ballkanit për ndeshjet e marsit?

Të fundit nga