“Qante dhe i binte të fikët”, e bija u vetëvra bashkë me tre fëmijët, babai i Almës: Nënë shembullore!

Babai i Alma Arrazit, e cila u hodh nga ura e lumit Buna bashkë me tre fëmijët e saj, në një intervistë për Top News, ka treguar se e bija ishte një nënë shembullore.

Ai tha se ajo kishte shpesh probleme me të shoqin, por se dy muajt e fundit ata nuk kishin më asnjë komunikim.

“Ka qenë një nënë shembullore, mund ta vërtetoni edhe nga ana e mësuesve të fëmijëve. Ka qenë nënë e përkushtuar”, tregon ai.

“Dy muajt e fundit ajo nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me të shoqin. Muajt e fundit u përkeqësua shumë gjendja, aq sa nuk mbante më. Kanë ikur disa herë Alma nga shtëpia. Vinte këtu, rrinte pa ngrenë, qante.

I ka rënë dhe të fikët këtu në mes të shtëpisë, 8 ditë pa fut bukë në gojë. Vinte i shoqi e merrte. Ne u gëzonim, ishalla po ecin dhe po eliminohen këto mosmarrëveshje, por nuk pati asnjë rezultat”, shprehet ai.

Story i mëparshëm

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë

Story i radhës

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil

Të fundit nga