10 milionë euro për talentin 16-vjeçar nga Ekuadori

Një “përforcim” i ri vjen për Borussia Dortmundin, klub i cili po përgatitet të bëjë të vetin një talent shumë të ri të futbollit ekuadorian. Verdhezinjtë e Bundesligës, të cilët kanë spikatur gjithmonë për investimet në lojtarë që janë ende për t’u zhvilluar, por me shumë potencial në aspektin e së ardhmes, duket se dëshirojnë të vazhdojnë me këtë ide edhe në të ardhmen e afërt, edhe sezonet e ardhshme.

Sipas asaj që dihet nga Ekuadori dhe më pas konfirmohet nga gazeta gjermane “Kicker”, në fund të sezonit do të zyrtarizohet ardhja e Justin Lerma te në BVB, mesfushorit sulmues 16-vjeçar që luan për Independiente del Valle.

Pikërisht për këtë talent ende mjaft të ri, klubi gjerman është gati të vendosë në tavolinën e negociatave shifrën (e pabesueshme për një profil kaq të ri) prej 10 milionë eurosh.

Lerma, i cili bëri debutimin e tij më 14 prill kundër Universidad Catolica, u thirr gjithashtu në “Copa Libertadores”.

Ai kishte thënë: “Është gëzim i madh të mund ta kem këtë mundësi në një moshë kaq të re, të thirrem në ekipin e parë. Është bekim nga Zoti dhe një mundësi e madhe. Unë do të punoj shumë për të qëndruar dhe për të fituar. Ëndërroj të bëhem yll, siç janë Kendry Paez apo Caicedo”.

Blerja e tij pritet të konfirmohet kësaj vere, megjithatë nuk do të arrijë zyrtarisht në Dortmund para se të mbushë moshën, sipas rregullave përkatëse të FIFA-s.

Story i mëparshëm

‘Sheqa’ i bashkohet në sezonin e pestë serialit “Me Gjylën”

Story i radhës

Putini fillon mandatin e pestë si president

Të fundit nga