‘Sheqa’ i bashkohet në sezonin e pestë serialit “Me Gjylën”

Seriali “Me Gjylën” e ka përmbyllur sezonin e kaluar me përplot 60 episode.

Siç edhe shquhet për humorin, në këto pjesë ka pasur tema të ndryshme e karaktere mjaft të veçanta.

Megjithatë, sivjet është edhe një surprizë për publikun me rikthimin e një prej aktorëve më të dashur të skenës shqiptare.

Bëhet fjalë për artistin Mensur Safqiu që është i njohur me rolin e tij si “Sheqa”.

“Të premtën seriali “Me Gjylën”. Në T7 dhe YouTube”, thuhet në njoftim.

Osman Azemi dhe Mensur Safqiu kanë luajtur në përplot skeçe së bashku në të kaluarën, përfshirë edhe atë të grupit ‘Stupcat’.

Ata u ndanë para disa vitesh, ku pjesë ishte edhe Vedat Bajrami. 

Story i mëparshëm

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil

Story i radhës

10 milionë euro për talentin 16-vjeçar nga Ekuadori

Të fundit nga