Disfata më e madhe e një ushtrie ruse deri më sot / Ushtria ukrainase ka rrethuar forcat ruse në rajonin e Kievit

Ushtria e Ukrainës ia ka dalur që të rrethojë trupat ruse në një zonë të Kievit. Trupat ruse janë rrethuar në qytetet Bucha, Irpin dhe Hostomel që gjenden në rajonin e Kievit, njoftimi është bërë nga vetë Këshilli i qytetit Buça.

“Ushtria e Ukrainës rrethon qytetet Bucha, Irpin dhe Hostomel pranë Kievit”, thuhet në një deklaratë të Këshillit të qytetit të Buçës, transmeton ‘The Kiev Indipendent”

Ky informacion është duke qarkulluar nga mbrëmë, që i referoheshin burimeve të besueshme, por nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar.

Në bazë të këtyre informacioneve konkludohet se trupat ruse në veri-perëndim të Kievit

Image

Harta e përafërt e zonës ku tashmë janë të rrethuara forcat ruse

.Në prag të një fatkeqësie humanitare

Ky këshill njofton se banorët e disa qyteteve janë nën zjarrin e formacioneve ruse, dhe pavarësisht kësaj luftimet e ashpra janë duke vazhduar.

“Banorët e Makarivska, Buchanska, Irpin dhe Dmyrovka mbeten nën zjarrin e vazhdueshëm të armikut, dhe në Dmitrovka ka lëvizje nga forcat ruse dhe granatime në fshatrat përreth. Shpytki u granatuara natën, duke rezultuar në një zjarr. Luftimet e vazhdueshme po zhvillohen në rrugën Zhytomyr”, thuhet në njoftim. Ndërsa, pasohet me atë fillestar se Irpin, Bucha dhe Hostomel “janë rrethuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës”.

Po ashtu sipas këtyre raportimeve, banorët e fshatrave të pushtuara janë në prag të një fatkeqësie humanitare, mungesë ushqimesh, barnash, fëmijë pa ushqim etj.

“Detaje: Raportohet se shumë fshatra janë të pushtuara, dhe janë në prag të një fatkeqësie humanitare. Situata me ushqime, ilaçe, produkte higjienike dhe ushqim për fëmijë në Klavdievo-Tarasovoye, Severynivtsa, Berezivtsa dhe Mykolaiv është e vështirë”.

Gjendja edhe më shqetësuese është në zonën e Borodianskut, fshatrat Zagaltsy, Galinka, Kachaly, Staraya Buda, Mircha dhe Talske që janë të pushtuara nga forcat ruse, kanë mbetur pa komunikim.

Sikurse në shumë rajone të tjera të pushtuara, edhe në këtë pjesë rusët po hyjnë nëpër shtëpi private, po kërkojnë ushqim dhe alkool, po plaçkitin, po vrasin kafshët, si qentë dhe po i therin bagëtitë për mish.

Pa ushqime, pa energji, pa gaz

Edhe në një zonë tjetër gjendja është alarmante. Sipas njoftimit zona e Nemishayevskaya ka mbetur pa energji, gaz apo komunikim, kanë mungesë të ushqimeve, por edhe të ujit dhe ilaçeve. “Banorët duan të evakuohen. Forcat pushtuese janë ngulitur në zonë”, thuhet në njoftim.

Peskov, Kotsyubyn, Bilhorod, Vyshneva dhe Borshchagivka janë nën kontrollin e autoriteteve lokale.

Edhe autoritetet ndërkombëtare janë duke dhënë informacione, se situata në Ukrainë është duke ndryshuar. Duket se pas suksesit që e arritën forcat ukrainase në mbrojtjen e pozicioneve pas goditjes së parë, kjo ushtri po planifikon fillimin e kundërsulmeve.

Sipas mediave amerikane, si Forbs, presidenti ukrainas Zelenski e ka miratuar një ‘strategji më të guximshme’ për të shkuar në kundërsulm.

Ushtria ruse ka zbatuar një strategji klasike të pushtimit, e cila bazohej në marrjen e rrugëve kyçe, të autostradave, dhe duke mbetur e goditshme nga forcat ukrainase, që mund të depërtonin lehtësisht nëpërmjet rrugëve të tjera.

Duket se barra kryesore në këto sulme është bartur nga forcat speciale ukrainase, të cilat kanë sulmuar në vazhdimës pozicionet ruse aty ku kanë mundur nga toka, por edhe nga ajri.

“Manovrat në shkallë më të madhe mund të synojnë t’i presin plotësisht dhe t’i lënë formacionet e blinduara të rrethuara dhe pa furnizime me karburant, municion ose ushqim”, shkruan Forbes.

Siç raportohet edhe ushtria amerikane, Pentagoni, ka vënë re se forcat ukrainase kanë filluar kundërsulme, tashmë disa ditë.

“Ne kemi parë indikacione se ukrainasit po shkojnë pak më shumë në sulm tani,” tha sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby në konferencën e përditshme të së martës. “Ne i kemi parë ata tani në vende veçanërisht në jug, afër Khersanit, ata janë përpjekur të rimarrë territorin”.

Forcat e Armatosura të Ukrainës në një njoftim në Facebook deklaruan se Makarivi është çliruar, i cili ndodhet në perëndim të Kievit. “Flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makarivit”.

“Sipas raporteve të pakonfirmuara por realiste, trupat ruse janë rrethuar në zonën Bucha, Irpin dhe Hostomel pranë Kievit, të cilave u janë ndërprerë furnizimet. Nëse është e vërtetë – kjo është disfata më e madhe e një ushtrie ruse deri më tani, dhe Ukraina duhet të fillojë të shqetësohet për shumë të burgosur”, shkruan me tone paksa ironike Sergej Sumlenni, një ekspert për çështje të Evropës lindore.

Pikërisht në këtë zonë është edhe aeroporti nga ku forcat e helikopterëve rusë organizuan sulmin e tyre të pasuksesshëm në ditën e parë të pushtimit të Ukrainës.

Kërcënim për Gjermaninë

Por, tashmë besohet se bombat e fosforit janë përdorur nga trupat ruse diku në rrethin Hostomel-Irpin, pavarësisht se përdorimi i një arme të tillë është i ndaluar nga Konventa e Gjenevës.

Image

Foto e ITV News, ku besohet se janë kapur pamjet nga shpërthimi i një bombe fosforike

Sergej Sumlenni vlerëson se pikërisht Gjermania, e cila po heziton ta ndihmojë bindshëm Ukrainën, do të jetë viktima e parë e sulmeve me armë fosforike nga Rusia. “Ju lutem mos kini iluzione. Nëse ukrainasit nuk do ta mundnin Rusinë tani në Ukrainë (çfarë mund të bëjnë me mbështetjen e NATO-s shumë më shpejt dhe pa humbje të panevojshme) do të shohim këtë shi të nxehtë fosfori që shkëlqen mbi Berlin, Frankfurt, Dresden etj. Vepro tani, ose thjesht jepni dorëheqjen”, shkruan eksperti Sergej Sumleni.

Në një mënyrë humbjet e ushtrisë ruse i ka pranuar edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili ka pohuar se gjithçka po planifikohet, e vërteta është se viktimat janë të rënda dhe në rritje dhe se përparimet në pothuajse të gjitha frontet janë ndalur efektivisht.

Rusia pas dështimit për të bërë përparim ushtarak, ka bombarduar rëndë qytetet si Kharkiv, Mariupol etj., me qëllim t’ia arrijë t’i dëshpërojë ukrainasit, dhe ta ndajë popullatën dhe politikanët.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Instagram rikthen rënditjen kronologjike të postimeve

Story i radhës

Alain Delon zgjedh eutanazinë për t’i dhënë fund jetës!

Të fundit nga