zjarri te tregu i 5 majit flet shefi i zjarrfikesve te tiranes flaket jane masive 69600788b26ae

Zjarri te tregu i 5 majit, flet shefi i zjarrfikësve të Tiranës: Flakët janë masive!

January 8, 2026
1 minut lexim

Shefi i zjarrfikësve të Tiranës ka deklaruar se zjarri në zonën e ish-Uzinës Dinamo, te tregu i 5 Majit, është masiv dhe po përfshin një magazinë të madhe ku operojnë disa biznese.

Në vendngjarje janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse, rreth 60 efektivë, si dhe i gjithë efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës. Po ashtu, po vijnë forca dhe mjete ndihmëse nga Elbasani, Vora dhe ushtria, ndërsa botet e ujit të Bashkisë po sigurojnë furnizimin me ujë.

Sipas tij, në magazina ndodhen rroba dhe materiale të tjera jo të rrezikshme, nuk ka persona të lënduar dhe policia ka vendosur perimetrin e sigurisë. “Zjarri po vazhdon, është masiv dhe kërkon kohën e vet për t’u neutralizuar,” u shpreh ai, duke shtuar se shkaqet do të përcaktohen nga ekspertët.

Shefi i zjarrfikësve të Tiranës: Kemi një zjarr masiv te ish-uzina dinamo. Në një magazinë goxha të madhe, po punojnë 11 makina zjarrfikës, 60 forca policie. Komplet efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës janë prezent. Botet e ujit të bashkisë janë duke ardhur për të furnizuar me ujë. Po mundohemi ta ndërpresim të mos vazhdojë në pjesën fundore të magazinës. Dhe të ruhet dhe objekti. Është një magazinë e madhe që funksionojnë disa biznese. Deri për momentin janë rroba dhe materiale të tjera jo materiale të rrezikshme. Po punojnë me kapacitet maksimal po vijnë dhe nga Elbasani, Vora dhe zjarrfikëset e ushtrisë. Do an ndihmojnë me furnizim me ujë.
Nuk flas për dyshime janë ekspertët që do japin vlerësimin ligjor. Nuk ka persona të dëmtuar. Forcat e rendit kanë siguruar një perimetër. Zjarr po vazhdon, po punohet për ta ndërprerë. Është zjarr masiv dhe kërkon kohën e vet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski per takimin e 14 janarit prioriteti yne nuk jane zgjedhjet por reformat 695ffa684b429
Lajmi i mëparshëm

Mickoski për takimin e 14 janarit: Prioriteti ynë nuk janë zgjedhjet, por reformat

aventura e teun koopmeiners 696007d470770
Lajmi i radhës

Aventura e Teun Koopmeiners…

Të fundit nga

ShkoLartë