shaqiri kerkesa ime ishte edhe ne gjuhen shqipe shqipes as vule ne kuvend nuk i vendosin 69d8246edf03a

Shaqiri: Kërkesa ime ishte edhe në gjuhën shqipe, “shqipes” as vulë në Kuvend nuk i vendosin

April 10, 2026
1 minut lexim
IMG 6209

Sa i përket dokumentet të shpërndarë, ku deputeti Rijad Shaqiri, kishte parashtruar një kërkesë deri tek Sekretari Gjeneral i Kuvendit, në gjuhën maqedonase, Shaqiri, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se e vërteta është se kërkesa e tij është adresuar edhe në gjuhën shqipe.

“I kam edhe dëshmitë me vete. Më vjen keq se në momentin që ne si deputetë shqiptar, mundohemi ta sulmojmë VMRO-në, nuk merremi aspak me VLEN-in, sepse është ajo thënia famoze ‘Zot, fali se nuk dinë çfarë bëjnë’ nuk jemi marrë asnjëherë me ta se nuk kam kohë të merrem se e di kapacitetin e tyre, edhe… ne kishim përplasje me nënkryetarin e VMRO-së, më vjen keq se si mund të kenë një orkestrim të tillë kur ne si shqiptarë ballafaqohemi me maqedonasit, portalet të cilët i kontrollojnë ata, neve na sulmojnë”, deklaroi deputeti Shaqiri, duke shtuar se kërkesës shqip “as vulë në arkiv nuk i vendosin” .

Më pas ai deklaroi se përgjigja të cilën e ka marrë nga sekretarja e parlamentit është vetëm në një gjuhë në gjuhën maqedonase.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmetit krejt ia lene seen askush si pergjigjet 69d82321e150f
Lajmi i mëparshëm

Ahmetit krejt ia lënë SEEN, askush s’i përgjigjet

rrustem berisha rrefen lavdine e betejes se koshares 9 prilli 1999 dita me e lumtur e jetes sime 69d852b84f8dd
Lajmi i radhës

Rrustem Berisha rrëfen lavdinë e Betejës së Koshares: 9 prilli 1999, dita më e lumtur e jetës sime

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë