aventura e teun koopmeiners 696007d470770

Aventura e Teun Koopmeiners…

January 8, 2026
1 minut lexim

Aventura e Teun Koopmeiners (27 vjeç) te Juventusi ende nuk ka marrë hov. Në sezonin e tij të dytë me bardhezinjtë, holandezi është aktivizuar nga Spalletti në vijën e mbrojtjes, në një sezon deri tani me 0 gola dhe 0 asistime për të.

Pavarësisht vështirësive, ka klube të gatshme të investojnë për ta rilançuar, konkretisht Galatasaray.

Kështu raporton portali turk “Hurriyet”, sipas të cilit klubi i Stambollit dëshiron të hapë negociata me Juven bazuar në një huazim me të drejtë blerjeje, që në planet e klubit verdhekuq do të ishte rreth 25 milionë euro.

Juventusi e bleu Koopmeiners nga Atalanta në verën e vitit 2024 për 58.4 milionë euro, ndaj duket e vështirë ta lëshojë pas një viti e gjysmë për më pak se gjysmën e shumës.

Këtë sezon ai ka regjistruar 24 paraqitje mes Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2029.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri te tregu i 5 majit flet shefi i zjarrfikesve te tiranes flaket jane masive 69600788b26ae
Lajmi i mëparshëm

Zjarri te tregu i 5 majit, flet shefi i zjarrfikësve të Tiranës: Flakët janë masive!

zjarri merr permasa te frikshme te 5 maji forcat zjarrfikese nga durresi per ne tirane kerkohet ndihme nga elbasani vora dhe nderhyrje e ushtrise 696008837b87a
Lajmi i radhës

Zjarri merr përmasa të frikshme te ‘5 Maji’, forcat zjarrfikëse nga Durrësi për në Tiranë, kërkohet ndihmë nga Elbasani, Vora dhe ndërhyrje e Ushtrisë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë