mira mezini shkencetarja shqiptare qe fitoi grantin prestigjioz evropian prej 2 3 milione eurosh 6b05470d229ed

Mira Mezini, shkencëtarja shqiptare që fitoi grantin prestigjioz evropian prej 2.3 milionë eurosh

November 24, 2026
1 minut lexim
att.JwDXFt2lDJ 6TPGjPrzj8K2c g2wetjh SOZR2Nt os

Shkencëtarja shqiptare Mira Mezini shënoi një sukses të rëndësishëm në karrierën akademike ndërkombëtare, duke fituar në vitin 2013 një grant kërkimor të Këshillit Evropian për Kërkime (ERC), me vlerë 2.3 milionë euro.

Mezini, e cila drejtonte katedrën e Inxhinierisë së Softuerit në një universitet teknik në Gjermani, u vlerësua për projektin dhe potencialin e saj në fushën e teknologjisë dhe kërkimit shkencor.

Për arritjet akademike, Universiteti i Tiranës e nderoi me titullin “Doktor Honoris Causa”.

Në një deklaratë për potencialin e Shqipërisë, Mezini kishte theksuar se vendi ka njerëz inteligjentë, por nevojitet më shumë investim në arsim cilësor dhe në kërkimin shkencor, në mënyrë që talenti të shfrytëzohet dhe zhvillohet.

Arritjet e saj në akademinë evropiane përbëjnë një shembull të suksesit të studiuesve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania kontribuesi me i madh neto ne buxhetin e be se franca u rendit e dyta 6b0546b89a8ad
Lajmi i mëparshëm

Gjermania kontribuesi më i madh neto në buxhetin e BE-së, Franca u rendit e dyta

justin timberlake flet per britney spears ne trailerin e dokuserise se re te apple tv 6b0547128f8fd
Lajmi i radhës

Justin Timberlake flet për Britney Spears në trailerin e dokuserisë së re të Apple TV

Të fundit nga

ShkoLartë