Një zyrtar policor ka raportuar se arma e tij zyrtare ishte marrë nga një person, pasi e kishte harruar në një pikë karburanti në Shkabaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 23 nëntor, rreth orës 16:30.
Pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë, njësitë policore kanë identifikuar personin e dyshuar, i cili është ftuar për intervistim.
Ai ka pranuar se e kishte marrë armën, duke deklaruar se kishte për qëllim ta raportonte më pas rastin.
Arma është sekuestruar, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe vazhdon në procedurë të rregullt.
Burimi: botasot.info


