Moti sot në Kosovë do të karakterizohet nga vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.
Sipas parashikimit meteorologjik, në orët e mëngjesit pritet të ketë ngrica dhe mjegull në disa zona të vendit, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, transmeton “Bota sot”.
Gjatë ditës, temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, duke arritur maksimalisht nga 3 deri në 6 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së mjegullës në orët e mëngjesit, drejtuesit e automjeteve këshillohen të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.
Burimi: botasot.info

