21 vjecari shqiptar qe vodhi pamjet e gta 6 lirohet pasi u denua me 7 vjet burgim 6b050e432a1e1

21-vjeçari shqiptar që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet pasi u dënua me 7 vjet burgim

November 24, 2026
1 minut lexim

Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar që qëndron pas një prej sulmeve më të bujshme kibernetike ndaj kompanisë Rockstar Games, është dënuar me shtatë vite burg nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, i riu është liruar, pasi kishte kaluar një periudhë të konsiderueshme në paraburgim, shkruan BBC-ja.

Kurtaj u bë i njohur ndërkombëtarisht pasi arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, duke vjedhur rreth 90 video nga loja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA VI), përpara publikimit të saj. Ai publikoi disa prej pamjeve në internet, nën pseudonimin TeaPotUberHacker, duke kërcënuar gjithashtu se do të nxirrte kodin burimor të lojës nëse kompania nuk do të kontaktonte me të.

21-vjeçari, i cili ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, pranoi gjithashtu përfshirjen në një seri sulmesh kibernetike ndaj kompanive të mëdha, përfshirë BT/EE, Revolut dhe Uber. Sulmet u kryen gjatë periudhës gusht 2021-shtator 2022, kur ai ishte ende adoleshent.

Gjatë dhënies së vendimit në Gjykatën e Kurorës në Ëoolëich, gjykatësi Turner e cilësoi Kurtajn një të ri me aftësi të jashtëzakonshme, duke i bërë thirrje të mos i përdorë talentet e tij për aktivitete kriminale.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben taravari flet per fotografine ku shihet bashke me fatmir limanin 6b050d541037d
Lajmi i mëparshëm

Arben Taravari flet për fotografinë ku shihet bashkë me Fatmir Limanin

Të fundit nga

ShkoLartë