natasha lyonne mahnit ne tapetin e kuq te euphoria me pamje te guximshme dhe elegante 69d81cf8ba381

Natasha Lyonne mahnit në tapetin e kuq të “Euphoria” me pamje të guximshme dhe elegante

April 9, 2026
1 minut lexim

Natasha Lyonne la pak vend për imagjinatën kur u shfaq në tapetin e kuq në premierën e sezonit të tretë të “Euphoria” mbrëmë, e veshur me një bluzë transparente.

Aktorja, 47 vjeç, kishte veshur një palë geta të zeza me dantellë së bashku me pjesën e sipërme të tejdukshme, ku bluza zbulonte dekoltenë e saj.

Ajo kishte shtuar një korsé ngjyrë nude rreth belit dhe e kishte kombinuar pamjen me një palë çizme të zeza aviator, si dhe një pallto të zezë, shkruan “The Sun”, transmeton “Bota sot”.

Image

Natasha Lyonne

Natasha i kishte lënë flokët e saj të kuq të lëshuar në kaçurrela, ndërsa kishte vendosur edhe një palë syze dielli të zeza.

Duke pozuar në tapetin e kuq së bashku me emra si Sydney Sweeney dhe Zendaya, Natasha i është bashkuar kastit të “Euphoria” për sezonin e tretë shumë të pritur.

Image

Natasha Lyonne

Natasha e nisi karrierën e saj kur u përzgjodh në filmin e Woody Allen “Everyone Says I Love You” (1996), në moshën vetëm 16 vjeç.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

drejtesia do ndryshoje rregullat alibeaj zberthen prapaskenat duan ti vene lakun 69d81b61454ec
Lajmi i mëparshëm

“Drejtësia do ndryshojë rregullat”, Alibeaj zbërthen prapaskenat: Duan t’i vënë lakun…

ahmetit krejt ia lene seen askush si pergjigjet 69d82321e150f
Lajmi i radhës

Ahmetit krejt ia lënë SEEN, askush s’i përgjigjet

Të fundit nga

ShkoLartë