ndreca tentativa per te paraburgosur kaq shume persona ne shqiperi shifrat 60 69d8539f036a2

Ndreca: Tentativa për të paraburgosur kaq shumë persona, në Shqipëri shifrat 60%

April 10, 2026
1 minut lexim

Avokati i kryebashkiakut, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur në “Top Story” për nismën e Gjykatës së Lartë rreth ridiskutimit të vendimit unifikues të vitit 2011 për praktikën e masës së sigurimit të arrestit me burg dhe kohëzgjatjen e saj.

Ai u shpreh se në vendet europiane shifrat e paraburgimit janë 20%, ndërsa në Shqipëri arrijnë në shifrat 60% sipas tij.

Ndreca ndër të tjera e gjykon veprimin e Gjykatës së Lartë si të vonuar, duke shtuar se “gjykatat shqiptare e ka në mentalitet paraburgimin”.

“Mendoj që është një veprim i vonuar sepse edhe siç e thamë, në shifra është përmbysur niveli i të burgosurve dhe të paraburgosurve. Në vendet e tjera paraburgosja është në shifrat 20%, ndërsa në Shqipëri të paraburgosurit janë 60%.

Është tentativa për të paraburgosur kaq shumë persona. Në çdo standard europian, përgjithësisht 3-4 muaj është prezumimi, më pas shtrëngohet roli i prokurorisë. Në mënyrë periodike duhet të dëshmojë në gjykatë, por tek ne nuk ndodh.

Ka shumë raste që nuk ndodh, por edhe në ato që ndodh është shumë formale. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i vonuar, ne kemi marrë disa shuplaka në Strasburg. Pyetjet që ka bërë kryetari i Gjykatës së Shkallës së Lartë shkon në linjë me kodin penal, tregon që do të ketë ndryshime. Gjykata e ka në mentalitet paraburgimin“, tha Ndreca.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrustem berisha rrefen lavdine e betejes se koshares 9 prilli 1999 dita me e lumtur e jetes sime 69d852b84f8dd
Lajmi i mëparshëm

Rrustem Berisha rrëfen lavdinë e Betejës së Koshares: 9 prilli 1999, dita më e lumtur e jetës sime

transporti publik ne shkup me orar te se dieles gjate festave te pashkeve 69d8b11b45b85
Lajmi i radhës

Transporti publik në Shkup me orar të së dielës gjatë festave të Pashkëve

Të fundit nga

Bullgaria ktheu 11.6 ton speca përcjell

Autoritetet bullgare kanë kthyer një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët në Maqedoni, pasi testet laboratorike treguan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa nuk u lëshua për shitje
ShkoLartë