Zaev e Filipçe në Antali, u takuan me Petkovin dhe Abazoviqin

Ish kryeministri Zoran Zaev po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë. Zaev në rrjetet sociale ka shpërndarë fotografi nga takimet që ka realizuar në kuadër të këtij Forumi, ndërsa shihet se ka qenë i shoqëruar nga ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Jam veçanërisht i lumtur që pata rastin të takoj miqtë e mi, ish-kryeministrat dhe kryeministra aktual, presidentë dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Sllovenia, Austria, Mali i Zi, Shqipëria, Spanja, Bullgaria, Rumania, Katari etj.”, ka shkruar Zaev.

Zaev në kuadër të Forumit ka takuar të ngarkuarin i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministrin bullgar Kiril Petkov, zv/kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe përfaqësues tjerë diplomatik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri kroat jep detaje: Droni që ra në Zagreb kishte bombë ajrore

Story i radhës

“Tigrat”: 41 vjet njësiti i vetëm mono-etnik në një shtet multi-etnik

Të fundit nga