Ministri kroat jep detaje: Droni që ra në Zagreb kishte bombë ajrore

Ministri kroat i Mbrojtjes Mario Banozhiq ka konfirmuar sot se mbetjet e një bombe ajrore të përdorur në avionët e prodhimit sovjetik u gjetën në mbetjet e një avioni që u rrëzua në zonën e Zagrebit të enjten.

“U gjetën gjurmë eksplozivi dhe gjurmë që sugjeronin se ky nuk ishte një avion zbulues. Ne gjetëm pjesë të një bombe ajrore. Konkluduam se ishte gjithashtu e prodhimit sovjetik, si dhe sende të tjera dhe ishte marrë nga zona. Tani për tani. mund të themi se është një bombë ajrore e përdorur në avionë të prodhimit sovjetik”, tha Banozhiq.

Sipas tij, ajo zonë tani është e sigurt dhe nuk ka mjete shpërthyese, ndërkaq ende nuk dihet se nga cili shtet ka ardhur avioni, Rusia apo Ukraina, raporton Index.hr.

“Përveç vendndodhjes, kjo vë në pikëpyetje edhe anën e kujt është – ruse apo ukrainase. Ka elemente që mund të ketë ardhur nga të dyja palët. Kjo zonë tani është e sigurt, nuk ka mjete shpërthyese, por djemtë e ushtrisë. Policia dhe MPB-ja ende do të shohin nëse ka mbetur ndonjë gjë brenda. Aeroplani është nxjerrë jashtë”, thotë Banozhiq.

Kujtojmë se një delegacion i Ministrisë kroate të Mbrojtjes javën e ardhshme do të udhëtojë në Uashington, ku do t’i kërkojë ushtrisë amerikane vendosjen e përkohshme të sistemit kundërajror “Patriot” në Kroaci.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thaçi: Për neve pikët ishin më të rëndësishme

Story i radhës

Zaev e Filipçe në Antali, u takuan me Petkovin dhe Abazoviqin

Të fundit nga