Më 17 Janar të vitit 1982, në Untergruppenbach, të RF të Gjermanisë, ka rënë nga atentati i UDB-së së Jugosllavisë, jo vetëm heroi i kombit shqiptar, Jusuf Gërvalla, por edhe heronjtë tjerë, përkatësisht Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.
Këta ranë së bashku. Mirë është dhe tregohet si e domosdoshme që kur të diskutohen atentatet e UDB-së, të flitet edhe së bashku për këta tre heronjë të kombit shqiptar. Ndarja e tyre është gjë shumë e dëmshme dhe e patolerueshme. Si person privat mund të diskutosh çfarë të “duash”.
Mirëpo, si Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës, ke për obligim që mos të besh dallime. Shteti është i të gjithëve.
Kjo, aq më parë, kur ju në KS të OKB-së, flisni për 57 kroatët e vrare nga UDB-ja në Evropë dhe nuk e theksoni as Kadriun dhe as Bardhoshin, që ranë së bashku me Heroin tonë Jusuf Gërvalla nga atentati serbojugosllav në RF të Gjermanisë. Kjo nuk iu bënë krenare.