perfaqesuesi i pdk se ne kqz nuk votuam per certifikmin e listes serbe mpb te sqaroje pse heshti per verifikimin e tyre 6769843c50fd9

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ: Nuk votuam për certifikmin e Listës Serbe, MPB të sqarojë pse heshti për verifikimin e tyre

December 23, 2024
1 minut lexim

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani tha se Lista Serbe nuk u certifikua për shkak të qëndrimit të kësaj partie në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Ai shkroi në Facebook se Ministria e Punëve të Brendshme nuk pati vërejtje për certifikimin e kësaj partie.

“Shpifësit vazhdojnë me avazin e tyre katërvjeçar të manipulimit të fakteve dhe populizmit shterpë. Lista Serbe nuk u certifikua, pikërisht për shkak të qëndrimit tonë në KQZ. Si PDK, qëndruam në sallë dhe nuk votuam për certifikimin e Listës Serbe, por kërkuam sqarime pse: – Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur asnjë vërejtje për certifikimin e Listës Serbe. – Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu nuk ka pasur asnjë vërejtje ndaj Listës Serbe”, shkroi Elshani.

Ai tregoi se ka kërkuar nga kryetari i KQZ-së që “të konsultohet edhe një herë me MPB-në” sepse “është jashtë çdo norme që ata që duhet të merren me çështje të sigurisë të heshtin përballë Listës Serbe”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

reshjet e bores ne vend policia tregon situaten ne rruge ja akset me veshtiresi qarkullimi 67697adba9dda
Story i mëparshëm

Reshjet e borës në vend, policia tregon situatën në rrugë! Ja akset me vështirësi qarkullimi

nissan dhe honda konfirmojne shkrirjen e dy kompanive 6769870b0768c
Story i radhës

Nissan dhe Honda konfirmojnë shkrirjen e dy kompanive

Të fundit nga

ShkoLartë