nissan dhe honda konfirmojne shkrirjen e dy kompanive 6769870b0768c

Nissan dhe Honda konfirmojnë shkrirjen e dy kompanive

December 23, 2024
1 minut lexim

Honda dhe Nissan zyrtarisht kanë konfirmuar spekulimet se po elaborojnë një shkrirje të mundshme të dy kompanive përmes një njoftimi për mediat.

Secila prej kompanive do të vijojë të operojë nën brendin e saj por një kompani mëmë e përbashkët. Nëse Mitsubishi do ti bashkohej kësaj nisme, atëherë grupi i kombinuar do të ishte prodhuesi i tretë më i madh në botë për nga volumi i shitjeve me një vlerë tregu prej 50 miliardë dollarë.

Bisedimet për integrimin e dy kompanive janë në fazat e para. Nissan dhe Honda në të kaluarën kishte njoftuar bashkëpunimin në komponentët për makinat elektrike dhe zhvillimin e softuerit por kompania e përbashkët do të jetë më e unifikuar.

Sipas njoftimit për shtyp, plani përfshin: standardizimin e platformave të automjeteve; unifikimin e ekipeve të kërkimit dhe zhvillimit; dhe optimizimi i sistemeve dhe objekteve të prodhimit. E gjithë kjo zakonisht është projektuar për të ulur kostot.

Honda ka qenë financiarisht më stabile ndërsa Nissan ka hasur vështirësi në treg. Nissan gjithashtu është në një aleancë me Renault dhe Mistsubishi ju tre prodhuesit së bashku shitën 10.6 milionë makina në 2017-ën. Me bashkimin e Honda dhe Nissan mbetet për tu parë çfarë do të ndodhë me aleancën. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perfaqesuesi i pdk se ne kqz nuk votuam per certifikmin e listes serbe mpb te sqaroje pse heshti per verifikimin e tyre 6769843c50fd9
Story i mëparshëm

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ: Nuk votuam për certifikmin e Listës Serbe, MPB të sqarojë pse heshti për verifikimin e tyre

kurtulmus forcimi dhe zhvillimi i turqise do te thote forcim edhe i vendeve te ballkanit 67698748d5916
Story i radhës

Kurtulmuş: Forcimi dhe zhvillimi i Turqisë do të thotë forcim edhe i vendeve të Ballkanit

Të fundit nga

Manchester United ka gati planin 50 milionësh

Manchester United është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 50 milionë euro për të arritur objektivin kryesor të mbrojtjes, Jarrad Branthwaite. Mbrojtësi 22-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2027 me
ShkoLartë