vrasja e rende ne malisheve gervalla te zbardhen te gjitha rrethanat e rastit 6a8c67f42629a

Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit

August 24, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar fuqishëm vrasjen e një gruaje 25-vjeçare në Kërvasari të Malishevës.

Gërvalla ka kërkuar nga organet e drejtësisë dhe të sigurisë që hetimi të jetë i plotë, i shpejtë dhe pa kompromis, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Dhuna ndaj grave nuk është çështje private. Nuk është konflikt familjar. Nuk është ‘punë e shtëpisë’. Dhuna ndaj grave është krim dhe ndaj saj do të ketë zero tolerancë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se ky rast përbën një alarm të rëndë për shoqërinë dhe institucionet, duke theksuar se nuk mjafton reagimi vetëm pasi të humbet një jetë, por se dhuna duhet të parandalohet para se të bëhet e pakthyeshme.

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, Gërvalla ka kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet maksimal dhe të hetohet çdo rrethanë.

“Një grua është vrarë. Përballë dhunës ndaj grave nuk mund të ketë heshtje, arsyetime apo indiferencë. Ka vetëm një përgjigje: drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe zero tolerancë ndaj dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, ka thënë ajo.

Gërvalla u ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

babai shtyp aksidentalisht me veture djalin e tij 6 vjec ne tetove 6a8c5170b460c
Lajmi i mëparshëm

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

u testuan 30 mostra qe nga fillimi i vitit ministria e shendetesise konfirmohet rasti i pare me virusin e nilit perendimor ne shqiperi per 2026 6a8c6871af7c8
Lajmi i radhës

“U testuan 30 mostra që nga fillimi i vitit”/ Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohet rasti i parë me Virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri për 2026

Të fundit nga

ShkoLartë